Rama heq Drejtoren e Përgjithshme të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit


Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është marrë vendimi për të liruar nga detyra, Drejtoren e Përgjithshme të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Abigeila Voshtina.

abigiela

Violinistja e zgjodh në këtë detyrë në 2022 dhe qendroi për dy vite, ndersa nuk dihen arsyet e shkarkimit.

Lirimi i saj nga detyra mban firmën e zv.Kryeministres Belinda Balluku, që drejtonte mbledhjen e Qeverisë.

VENDIMI I QEVERISE

LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TEATRIT KOMBËTAR TË OPERËS, BALETIT DHE ANSAMBLIT POPULLOR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Abigeila Voshtina, drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, lirohet nga kjo detyrë.
Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Latest articles

Related articles