Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një intervistë në emisionin Opinion në News 24, ka rrëfyer detaje nga përjashtimi i tij nga grupi parlamentar i PD-së më 9 shtator 2021, një vendim i marrë nga Lulzim Basha.
Berisha zbuloi një bisedë telefonike me Bashën, ku ky i fundit i pranoi se vendimi ishte marrë nën presionin e ambasadores amerikane.
“Ky del, pret datën 9 shtator dhe njofton se nën presionin e madh të ambasadores etj…. I them që ke marrë një vendim të pabazë, por pavarësisht i thashë mblidh Këshillin Kombëtar apo Kuvendin e partisë. M’u përgjigj në telefon dhe më tha unë nuk bëj mbledhje antiamerikane”, tregoi Berisha në emisionin “Opinion”.