Nuk ka telefon 100 % të sigurtë në komunikime! – ANALIZA

Europol ka komunikuar sot se është infiltruar në sistemet e komunikimit të enkriptuar në aplikacionin “Matrix” dhe ka kopjuar miliona mesazhe të përdoruesve të saj, në të cilën dyshojnë se e kanë përdorur edhe grupe/individë me prirje kriminale. Janë të zakonshme këto “thyrje” të enkriptimeve të aplikacionëve të ashtëquajtura të sigurta end to end, me algoritme me thyrje eliptike. Këtë model komunikimi ka qenë standard për Sky, Encro, Anom, Pandora dhe dhjetëra të tjerë (telegram, signal, one, etj). Dekriptuesit e NSA, GCHQ, Aman, etj, kanë vite që i kanë deportuar këto sisteme komunikimi: Threma, Wickr, Frog, etj. Sot mjafton pegasus 2.0 që është një trojan brenda telefonit të subjektit të interesuar për ta kthyer telefonin në një mjet të përgjimit ambiental.
Sot grupet e paligjshme shumë të sofistikuara komunikojnë ndryshe, jo vetëm me klasiken e draftit në email, por edhe në lojërat Call of Duty, Fifa 202… Ndërsa terroristët apo të burgosurit përjetë që komunikojnë me Playstation 5, apo Zymga poker.
Sistemi më i sigurt në Shqipëri është 6shifrori. I padepërtueshëm, as nga brenda dhe as nga jashtë sepse skanë më kaseta.

Latest articles

Related articles