Dita e Flamurit – Noka nga Vlora: Viti tjetër të na gjejë pa drejtësi të kapur

Ne Diten e Flamurit, Flamur Noka nga Vlora kishte urime dhe mesazhe. “Në këtë ditë feste për shqiptarët. Në këtë ditë të shenjtë për cdo shqiptar brenda Shqipërisë apo kudo në botë, uroj në emër të PD-së gëzuar. Është ditë e bekuar dhe e shenjtë.

Kjo është një ditë e madhe, gëzuar në emër të PD-së të na gjejë më të bashkuar me një Shqipëri ndryshe. Të na gjejë përvjetori tjetër pa krim, pa korrupsion, pa drogë, pa drejtësi të kapur dhe me liri dhe demokraci të plotë.

Lirimi i Berishës erdhi pas zhvillimeve të bujshme politike, e para ishte fitorja e Presidentit Trump cka preu metastazat e Soros edhe në Shqipëri, e dyta janë rezolutat e partnerëve që i bënë partnerëve të PD-së, të CDU-së dhe PPE-së që flasin për një shtet të kapur nga krimi dhe korrupsioni, ku opozitës i janë mbyllur hapësirat.

Një shtet pa liri, ku drejtësia përdoret si marionetë, burgosjen e lidershipit të opozitës. Faktori i tretë që ka ndikuar është mosbindja civile, të gjitha këto bënë që vetëm e vërteta të triumfojë. Strasburgu ishte një sirenë alarmi për drejtësinë e Soros në Shqipëri. Kjo bëri që të nguten, sepse Strasburgu do të rrëzonte përtokë drejtësinë e Soros në Shqipëri” tha ai.

Latest articles

Related articles