Gazetari Arsen Rusta bën me dije se Kledion Bejkaj, i biri i dy eksponentëve të sistemit të drejtësisë, është marrë në pyetje nga policia që më 18 nëntor, në lidhje me vrasjen e Martin Canit.
Në një dokument të siguruar nga MCN TV rezulton se babai i të miturit, me profesion hetues, e ka vënë të birin në dispozicion të policisë fill pas ngjarjes.
“Pjesë e konfliktit kanë qenë 5 persona. Është Luizi, Marsledi, Mario, të cilët janë shoqëruar që në 18 nëntor 2024. U janë sekuestruar telefonat, pamjet filmike. Hetimet kanë zbuluar që i përfshirë drejtpërdrejt në vrasje është vetëm Mario Prelleshaj. Në një dokument që MCN TV ka mundur të sigurojë babai, hetuesi, e ka dorëzuar të birin më 18 nëntor, duke ia vënë në dispozicion policisë dhe grupit hetimor. Kledioni është vënë në dispozicion të drejtësisë që më 18 nëntor 2024, dhe nuk është shoqëruar apo është ndaluar pasi doli në media emri i tij”.