Nikolin Gjolena është 36-vjeçari të cilit Prokuroria e Fierit i sekuestroi pasuritë me vlerë 2.5 milionë euro.
Sipas policisë së Fierit, Gjolena është i dënuar nga GjKKO-ja, me 12 vjet burgim pjesëtarin e një grupi të strukturuar kriminal, për trafikim të lëndëve narkotike.
Ai i kishte tjetërsuar këto pasuri në favor të të afërmve. Konkretisht u sekuestruan: 10 apartamente në Durrës, 5 apartamente në Tiranë, 1 njësi tregtare në Durrës, 2 garazhe në Tiranë dhe 1 ndërtesë në Tiranë.
Vijojnë hetimet për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që ky shtetas dhe shtetasit e lidhur me të, mund të kenë përfituar nga veprimtaria kriminale.