Berat Buzhala ironi me Berishën: I kanë vdekur shokët, por e ardhmja është e jotja Doktor

Nga Berat Buzhala

Me 15 tetor Sali Berisha i ka rrafshu 80 vjet. Sot ai është liruar prej arrestit shtepiak, ku po mbahej si i dyshimtë, që gjatë kohës kur ka qenë kryeministër i ka ndihmu dhëndrit të tij për do prona.

Tash Berisha i rikthehet skenës politike me krejt fuqinë dhe energjinë e tij prej një djali të ri.

Ndoshta hetimet kundër Berishës jane politike, mirëpo une besoj që kushdo që merret me politikë në moshën 80 vjeçare meriton me u hetu dhe me u dënu politikisht.

Gjithashtu, kushdo që beson që shpresa e demokracisë së një shteti varet prej një 80- vjeçari, edhe ai meriton me u dënu politikisht.

Kurse Berisha nuk është çfarëdo 80- vjeçari. Kur është zgjedhë ai president i Shqipërisë, në vitin 1992, ne Amerike ka qenë president Xhorxh Bushi Plaku, i cili në vjeshtën e atij viti u mposht nga një djalë i ri që luante me saksofon, që quhej Bill Clinton.

Billi sot është një burrë i shtyrë në moshë, kurse Berisha sapo e ka rifilluar karrierën e tij politike.

Gjithashtu, në vitin 1992, me ane të një referendumi, në Afrikën Jugore kanë vendosë me i thanë JO aparteidit. Vetëm dy vite me herët ishte liruar nga burgu Nelson Mandela.

Në vitin 1992, kur Berisha ishte zgjedhe president për herë të parë, kishte filluar lufta në Jugosllavi.

Kryetar i Kroacisë ka qene Franjo Tudjman. Ka vdekur. I Serbise Sllobodan Milloshevic. Ka vdekur. I Kosovës Ibrahim Rugova. Ka vdekur. I Bosnjës Alija Izetbegovic. Ka vdekur. I Maqedonise Kiro Gligorov. Ka vdekur.

Shume suksese doktor Sali Berisha. E ardhmja eshte krejtesisht e jotja.

Latest articles

Related articles