VonHorn, takim me Metanin: Ruani ecurinë pozitive të zbatimit të Reformës në Drejtësi

E ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn është takuar me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë (ILD), Artur Metani. VanHorn edhe një herë konfirmoi mbështetjen e SHBA-ve në mbikëqyrjen e sjelljes dhe profesionalizmit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtarëve të këshillave.

Ambasada e SHBA-ve njoftoi në një postim në rrjetet sociale se VanHorn riafirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për rolin jetik të ILD-së në mbikëqyrjen e sjelljes dhe profesionalizmit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtarëve të këshillave.

“VanHorn nxiti ILD-në të ruajë ecurinë pozitive në zbatimin e reformës në drejtësi dhe theksoi rëndësinë e respektimit të standardeve të larta të vendosura gjatë procesit të rivlerësimit në muajt dhe vitet në vijim”, u shpreh më tej Ambasada e SHBA-ve.

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua dje edhe me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, dhe kryetarët e Kolegjeve Penale dhe Civile të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda dhe Artur Kalaja ku shprehu mbështetjen për përparimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Latest articles

Related articles