Ish-drejtuesi i kadastrës së Durrësit, Ardian Kona, është arrestuar këtë të mërkurë nga policia. Arrestimi i 52-vjeçarit është bërë me urdhër të prokurorisë së Durrësit, pas një hetimi të lidhur me regjistrimin e një prone me dokumente false.
Gjithashtu në kërkim janë shpallur dhe 3 zyrtarë të tjerë të Kadastrës, të cilët akuzohen për veprën penale të Shpërdorimit të detyrës.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e 3 shtetasve për të cilët Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, konkretisht: Bled Zerba, 42 vjeç, banues në Durrës i cili punonte si jurist në Kadastër, dhe Leandro Dervishi, 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
E zbuluan përgjimet
Dosja është e vitit 2016. Shkak për zbulimin e saj janë bërë një sërë përgjimesh që janë kryer ndaj Zerbës, i cili ishte jurist në Kadastër si person i përfshirë në afera të ngjashme.
Shtetasja A.D. sipas burimeve dyshohet të ketë qenë përfitues i pronës pas këtij procesi ilegal. Sipas burimeve janë një sërë falsifikimesh për të cilat shtetasit në fjalë po hetohen se i kanë kryer në bashkëpunim duke tjetërsuar prona në Gjirin e Lalzit dhe jo vetëm, ndërkohë që kanë qenë pergjimet ato që kanë zbardhur emrat në fjale dhe kanë çuar në një zinxhir emrash të përfshirë të cilët kanë bashkëpunuar në vitet 2016-2017 kohë në të cilën Kona ka qene drejtues i Kadastrës