Një tjetër pazar Rama – Berisha kundër qytetarëve, ja prapaskena e fikjes së mosbindjes civile

🔴Rama dhe Berisha do të bashkojnë sërish votat sepse do të amendojnë sërish Kodin Zgjedhor që miratuan në korrik.
Edhe pse trumbetuan me të madhe se futën votën e diasporës, ky proces u cilësua nga KQZ si i mangët dhe kërkon meremetime e riparime.

Komisioni Ilirjan Celibashi vuri në alert partitë politike për rrezikun e dështimin e votës së emigrantëve pasi konsultave që ka pasur me operator të shërbimit postar të cilët i kanë shprehur shqetësimin se afatet e vendosura ne kod e pamundësojnë vajte- ardhjet e fletës së votimit në kohë.

Kërkesa e tij gjeti mbështetjen e mazhorancës. Pak ditë më parë, Damian Gjiknuri ftoi opozitën që të ulen dhe të bëjnë amendimet e kërkuar me qëllim që vota e diasporës të mos dështojë.

Por sot duket se ka ardhur sinjali nga Sali Berisha se edhe opozita është gati për të bërë sërish ndryshime në Kod. Në një takim vizual me grupin parlamentar, ai dha dritën jeshile për tu ulur në tryezë.

Zhvillimet vijnë në një kohë kur ndryshimet në Kod kanë shkuar në Kushtetuese dhe sot Kuvendi ka kërkuar të shtyhet seanca e planifikuar për në 26 nëntor.

Kërkesa për shtyrjen është paraqitur nga Kuvendi më 11 nëntor 2024, ku u kërkua jo vetëm ndryshimi i datës së seancës, por edhe më shumë kohë për të paraqitur argumentet e Kuvendit. Një ditë më vonë, më 12 nëntor, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi kërkesën dhe vendosi ta pranojë. Seanca publike u shty për 4 dhjetor, ndërsa Kuvendit iu dha një afat për dorëzimin e parashtrimeve deri më 27 nëntor 2024.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë kontestuar nga disa subjekte politike dhe organizata, të cilat kërkojnë shfuqizimin e tyre. Në mesin e kërkuesve janë “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar,” organizata “Shqipëria Bëhet,” partia “Nisma Thurje,” si dhe deputetët Lulzim Basha, Orjola Pampuri, Merita Bakiu, Gëzim Ademaj, “Aleanca Demokracia e Re,” “Lëvizja Demokratike për Ndryshim,” “Partia Kombëtare Konservatore Albania,” “Bashkimi Demokristian Shqiptar,” dhe “Ora e Shqipërisë.”

Latest articles

Related articles