Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni ka shënuar golin e shtatë në Spanjë. Për javën e 14-të në La Liga 2, Granada luan kundër Eldense.
Beratasit i janë dashur vetëm 17 minuta lojë për të kaluar në epërsi vendasit.
29-vjeçari u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke treguar formën e mirë dhe i “dërguar sms” trajnerit të Kombëtares për një fanellë titullari në Ligën e Kombeve.