Noka u drejtohet socialistëve: Ju na dukeni si miza, vetëm një rrugë ka për ju

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka tha se opozita theu mosbindjen civile duke shkuar sot në parlament për t’i çjerrë maskën qeverisë për buxhetin që sipas tij ka vjedhur.

“Vetëm një rrugë ka për t’u marrë vesh me ju, mosbindja civile për t’ju krryer. Nuk po flas për atë zonjën atje (Spiropali) që ka marrë rolin e Nafijes tek filmi “Gjuetia e fundit”.

Sot nuk kemi ardhur për ju, të ulemi me ju, pse nuk mund të ulemi me hajdutët. Kemi ardhur të përfaqësojmë vullnetin e shqiptarëve, për atë buxhet që keni vjedhur, faktikun e 2023, t’ju çjerrim maskën.

E keni trajtuar opozitën si armike. Ju na dukeni si miza të gjithë” tha ai.

Latest articles

Related articles