Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ka prezantuar sot drejtorin e ri të Entit Kombëtar të Banesave. Gonxhe shkruan se Besmir Hysa nga sot merr stafetën e drejtimit të EKB- Entit Kombëtar të Banesave, pas daljes në pension të Stefan Çipës.Hysa ishte tre muaj, prej gushtit 2024, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar (i komanduar), teksa ka mbajtur disa detyra në institucionet të tjera. Hysa largohet nga detyra e drejtorit të Muzeut tre muaj pas emërimit.