Kriza e Mosbesimit: Shqipëria Renditet e Fundit në Evropë për Besim Ndërpersonal

Nga Adri Nurellari

Shqipëria (me 2.8%) gjendet në fund të listës së vendeve evropiane dhe renditet e dyta në botë, pas Zimbabves, për nivelin e ulët të besimit ndërpersonal, sipas të dhënave nga Anketa e Vlerave Botërore (WVS). Një shoqëri ku njerëzit jetojnë me ankth dhe frikë për t’i besuar njëri-tjetrit është një shoqëri e mbërthyer nga pasiguria, e rrethuar nga stresi dhe e rrezikuar në themelin e saj më të brishtë.

Besimi është më shumë sesa një koncept abstrakt; ai është thelbi i kapitalit social që mundëson funksionimin e një shoqërie të shëndetshme. Studiuesit paralajmërojnë se ky nivel i ulët besimi dëmton rëndë në ekonominë e përditshme, pasi individët dhe sipërmarrjet ngurrojnë të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta apo të investojnë në marrëdhënie afatgjata, duke ulur ndjeshëm potencialin për rritje dhe përparim.

Në të kundërt, një shoqëri ku njerëzit besojnë tek njëri-tjetri, krijohen lidhje të forta sociale dhe ndërtohen ura për bashkëpunim që shtrihen përtej marrëdhënieve të thjeshta familjare. Vendet me nivele të larta besimi, si ato nordike, shfaqin qartë ndikimin pozitiv të këtij kapitali të fuqishëm social. Në Norvegji dhe Suedi, për shembull, mbi 60% e qytetarëve besojnë se shumica e njerëzve mund të jenë të besueshëm — një fakt që përforcon ndërtimin e strukturave të qëndrueshme ekonomike dhe sociale, duke nxitur një cikël pozitiv zhvillimi dhe inovacioni.

https://ourworldindata.org/trust

Latest articles

Related articles