Atentati në Shkodër, ndërron jetë në spital Arlind Bushati. 3 viktima

Rëndohet bilanci i atentatit që ndodhi këtë të mërkurë në Shkodër. 32-vjeçari Arlind Bushati nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve që mori duke bërë që të shkojë në 3 numri i viktimave. I riu është djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidatit të PD-së për kryetar bashkie në 2022.

Më herët në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë Hamza Lici, vëllai i vogël i “të fortit” të Shkodrës Ibrahim Lici. Ndaj tyre hapën zjarr persona që gjendeshin në një makinë tip Range Rover që më pas u gjet e djegur në afërsi të fshatit Golem. Brenda saj ndodheshin edhe 2 automatikë që dyshohet se janë përdorur nga autorët.

Duke u përpjekur që t’u shpëtonin plumbave, Lici dhe Bushati kanë devijuar makinën, por fatkeqësisht kanë goditur një motoçikletë ku udhëtonin një çift. Për pasojë humbi jetën 56-vjeçarja Flutura Basha, ndërsa bashkëshorti i saj, 67-vjeçari Bashkim Basha po lufton për jetën në spital.

Latest articles

Related articles