“Hapni rrugën, jam për spital”, përplasje mes shoferëve dhe militantëve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës


Rrethrrotullimi i Rrogozhinës është bllokuar tashmë nga protestuesit demokratë.

Për pasojë, kanë nisur debatet dhe përplasjet mes drejtuesve të mjeteve dhe protestueve. “Hapni rrugën, jam për spital”, i drejtohet me tone të larta një shofer protestuesve.

“Çfarë të bëjmë o burrë, po kemi vdekje! Çfarë bëhet, jam dakord me ty, po kam hall, kemi vdekje o burrë”, shprehet një tjetër qytetar.

“S’mund të më ndalosh të drejtën të iki në shtëpinë tim o shoku, o zotëri”, thotë një tjetër.

Nga ana tjetër, deputeti Bledjon Nallbati thotë se nuk mund të lirohet rruga. Ndërkohë, protestuesit thërrasin në kor “Rama ik”.

Protestën në rrethrrotullimin e Rrogozhinës e drejtojnë tre deputetët e degëve të Partisë Demokratike në Kavajë, Rrogozhinë, Lushnjë dhe Divjakë: Bledion Nallbati, Dashnor Sula dhe Ilda Dhori

Latest articles

Related articles