Pastori Akil Pano thotë se projekti i Edi Ramës për surrogacinë është projektligj, të cilin e cilëson si projektligj antifamilje dhe më çnjerëzor.
Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arianit Çanit në MCN TV deklaroi se projektligji parashikon ofrimi i surrogacisë në Shqipëri, dhe kjo gjë e trajton njeriun si objekt.
Një fëmijë surrogacie është 240 mijë dollarë që paguan çifti homoseksual ose heteroseksual klinikën. Është një proces që bëhet me in vitro.
Komisioni Europian e ka cilësuar surrogacinë si një akt që rrezikon vajzat dhe gratë e çdo vendi për tu trafikuar.
Qeveria Rama është duke bërë maksimumin e vetë që këtë projektligj ta kthejë në ligj për përfitimin e disa parave.
Po këtu në lojë nuk janë paratë, por njeriu.
Aktualisht në klinika private surrogacia po ndodh në Shqipëri.
Në Shqipëri për një fëmijë paguhet në klinikë 100 mijë euro nga çifti.
Klinika del garante për fëmijën, dhe këto klinika kanë listën e ofertueseve gra dhe vajza. Surrogacia është krim se e kthen vlerën e njeriut sa të objekteve. Në projektligj parashikohet edhe aborti i vajzave 16-vjeçare pa dijeninë e prindërve. Brenda këtij projektligji parashikohet edhe sterilizimi i djemve dhe vajzave shqiptarë, të cilët me dëshirën e tyre mund të shkojnë te mjeku dhe sterilizohen.
(Surrogacia ose shtatzënia për të tjerët, është një teknikë fertilizimi e asistuar në të cilën një grua kryen një shtatzëni në emër të njerëzve që më pas do të bëhen prindër të fëmijës që do të lindë, pasi materialet biologjike për krijimin e embrionit janë të tyre



