Lita: SPAK i ka tmerruar politikanët, flenë me dritë ndezur e rroba veshur se po iu vjen radha

Analisti, Lavdrim Lita në një intervistë në Ora News u shpreh se zbardhja e dosjes së Çyrbjas hap pas hapi do të nxjerrë në pah se si krimi i organizuar ka mbledhur vota për një kandidat.

Lita: Unë mendoj që sapo të rrjedhin dosjet e Çyrbjas dhe deputetëve të tjerë që po hetohen nga SPAK, ne do të shikojmë çudira të lidhjeve të krimit me politikën.

Kjo do jetë një nga fillimet e fundit të këtij tranzicioni të gjatë 30 vjeçar.

Diga e vendosur nga SPAK, herët a vonë do të çahet pasi nuk ka shaka me gazetarët kur duan ta kërkojnë atë informacion do ta gjejnë.

Si rastin e Çyrbjas, si dhe rastet e tjera gazetarët i kishin paralajmëruar prej vitesh për lidhjet e tyre me krimin e organizuar dhe vetëm hetimi ka provuar se këto ishin të vërteta.

Kemi njerëz që flenë me dritë ndezur dhe me rroba veshur sepse kanë frikë se po iu vjen radha.

Kanë rezultuar të vërteta deklaratat e PD në 2018 nga Basha e Paloka që e denonconi. Çyrbjan të lidhur me klanet e Shijakut dhe me klanet e tjera të Durrësit.

Nga verifikimet e SPAK duket ashiqare që ai është katapultuar në poste drejtuese në administratë si drejtor hipoteke apo deputet nga krimi i organizuar.

Lista e qarkut të Durrësit është lista më problemtatike politike e gjithë PS.

Zbardhja e dosjes së Çyrbjes hap pas hapi në vazhdim do të nxjerri në pah se si krimi i organizuar në territor mbledh vota për një kandidat.

Latest articles

Related articles