“Persona pranë meje janë rrëmbyer nga aeroportet…”, Kryemadhi në konferencë: Jam këtu si Monika

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi tashmë në proces divorci me Ilir Metën, doli në një konferencë për të hedhur poshtë akuzat e SPAK.

Kryemadhi: Dje mora materialin për vendimin e masës së sigurisë për mua, duhej ta lexoja, nuk isha shumë e qetë mendërisht dhe shpirtërisht ta lexoja me detaje. Në thirrjen në SPAK jam pyetur për kallëzimin penal ndaj Veliajt.

I kam dërguar prokurorit të çështjes mbi 5 mijë faqe prova të vërtetuara, të miat, masë dhe familjarëve të mi.

Unë kisha rreth 5 mijë faqe, mamaja rreth 3 mijë.

Nuk kishte përfshirje të tyre në kërkesën e prokurorisë për gjykatën. Që në nisje ishte një proces politik që nisi nga denoncimi im për inceneratorët.

Indinjata ime dje erdhi pas deklaratës së SPAK pasi mendoja se qoftë edhe për shkak të këtij ambienti mosbesues do të ishin korrekt në marrëdhënien e çështjes sonë.

U thirrën për orë të tëra, janë rrëmbyer nëpër aeroporte miq të mi, të huaj e shqiptarë, u kanë kërkuar të bëjnë dëshmi të rreme dhe janë intimiduar, por nuk kemi folur sepse kemi besuar tek reforma për të cilën aleatët tonë kanë paguar.

Deklarata dje ka shkelur nenin për dekretin hetimor.

Teksa u pyet nëse do vizitonte Ilir Metën në burg ajo tha jo, dhe nëse do të donte shkonte nuk do të pranonte ai.

Ndër të tjera ajo kërkoi që marrëdhënia e tyre personale të mos ngatërrohet me çështjen aktuale.

‘Unë dhe Ilir Meta jemi dashur shumë. Kemi ecur dore për dore për 33 vjet dhe kemi bërë shumë gjëra për njeri tjetrin dhe dëshira ime për të luftuar korrupsionin dhe inceneratorin e Tiranës mesa duket çoi në faturën për të paguar një faturë shumë të madhe të shkatërrimit të familjes sime”.

Një ditë më parë prokuroria e Posaçme arrestoi Ilir Metën, ndërsa ndaj saj caktoi detyrim me paraqitje duke i akuzuar për 3 akuza.

Latest articles

Related articles