Strategjia e PD! Prof. Roland Lami analizon në 9 pika gabimet e opozitës

Dy sondazhet e fundit te realizuar nga Euronews dhe Report TV me gjithe koeficentin e marzhit te gabimit, tendencat japin disa mesazhe domethenese (foto në fund).

  1. Radikalizimi i aksionit te PD me gjithe arsyet legjitime te saj mobilizon elektoratin e qendrueshem dhe basion por jo ate gri apo skeptik.
  2. Mobilizimi i elektoratit te PD shoqerohet me reagim te njejte te elektorati i PS. Krijohen dy fronte homogjene solide qe luften politike e shikojne si beteje ose ju ose ne.
  3. Strategjite qe prodhojne radikalizim politik testojne numrin e mbeshtetesve te seciles force politike ku aspekti historik luan nje rol percaktues. 30 vite tregojne se e majta ka me shume elektorat te qendrueshem se PD. Kjo e fundit i eshte dashur me shume sforca te siguroj elektorat gri ose te krijoj diversion votash te e majta sic ka bere ne 2005 dhe 2009 me LSI te fitoj zgjedhjet.
  4. Strategjite ku dominon aksioni jo mendimi dhuna jo fjala evidenton individ qe shquhen vetem per kete gje brenda partive politike dhe shume nga simpatizantet identifikohen me te por te tille individ nuk i thone asgje elektoratit qe nuk e pelqen dhunen dhe demostrimi fizik ne vend te fjales si rrjedhoj nuk duan te identifikohen me ta.
  5. Strategjia e dhunes nuk te jep mundesi te shpalosesh alternativ qeverisese sepse vemendja mediatike mbahet vetem te ngjarjet dhe detaje qe lidhen me dhunen. Elektorati gri ka ndryshuar kanalin me kohe.

6.Strategjia e dhunes le ne hije edhe ato pak figura qe spikasin per fjalen argumentin pasi nuk ju vjen natyrshem ky rol i ri qe i dikton partia. Edhe kur jane ne studio nuk arrijne ta justifikojne me argument ate qe zhvillohet si demostrim fjale nje dite perpara.

  1. Strategjia e radikalizimit 2017 dhe 2019 ka prodhuar efekte qe tashme PD i njeh mire. Perseritja prodhon te njwjtat efekte pasi Rama nuk u be tani autokrat por ishte vazhdon dhe me shume do jete me mandatin e katert.
  2. Radikalizimi e mbyll partine ne nje bunkier ku deputet dhe simpatizantet ushqejne njeri tjetrin por nuk jane ene komunikuese per grupe sociale qe mendojne ndryshe. Kjo nuk e rrit partine por e mban ne kuota minimale. PD ne kufijt 28% dhe 30 %. Kaq nuk mjaftojne per te qene parti fituese.
  3. Strategjia e dhunes ben protagonist individ qe ne kushte normale ku duhet te dominoj fjala argumenti arsyeja do te ishin ne hije. Dhe kur flasim per periudhe pergatitje listash kandidatesh kjo situate shikohet si moment i arte per tu shquar akoma me shume pasi ne kushte normale veshtire se do kishte shume hapedire per ta.

Shkurt kjo strategji qe sjell fryte per liderin suprem dhe individ qe nuk shohin te ardhme tjeter pervec PD e mban PD force te pare opozitare dhe qeverine te sigurt drejt mandatit te katert.

Pra, perjetesia ne pushtet i Berishes dhe disa deputeteve shoqerohet me perjetesine si lider suprem i Rames me disa te tjere por me nje ndryshim njeri ne opozite tjetri ne pushtet

Bravo strateget e PD kane vizion.

Latest articles

Related articles