Mosbindje civile ? Pse Berisha duhet të thyejë nesër Arrestin Shtëpiak

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se protesta e 7 tetorit, duke iu referuar si mosbindja civile vjen si përgjigjja e vetme që opozitës shqiptare i ka mbetur ndaj narkoshtetit të Edi Ramës.

Por a është i gatshëm Sali Berisha të kryejë vetë aktin e Mosbindjes Civile duke dalë nga arresti shtëpiak për tju bashkuar opozitarëve para kryeministrisë. Si të gjithë prijësit ai duhet të japë vetë shembullin e Mosbindjes civile dhe të ftojë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë, duke marrë përsipër edhe pasojat ligjore dhe kundër reagimin e Autoriteteve.

Me siguri shumë do të uronin që Sali Berisha të thyente masën e arrestit shtëpiak të Gjykatës, siç e ka thyer, në një formë me ftesa e mbledhje në shtëpi/zyrë. Ai është toleruar dhe pritet të tolerohet nga pushteti edhe më shumë. Por deri kur ?

Latest articles

Related articles