Balena e famshme beluga e konsideruar nga mediat perëndimore si “spiune ruse” u gjet e ngordhur në Gjirin Risavika në Norvegjinë jugore gjatë fundjavës, sipas transmetuesit publik NRK.
Balena e bardhë u bë e famshme për herë të parë në prill të 2019-ës kur u zbulua në brigjet veriore të Norvegjisë, pasi dyshohet se mbante kamera goPro të etiketuara “Pajisjet e Shën Petersburgut” dhe se shërbenin për të identifikuara nëndetëset e heshtura të NATO.
Kjo nxiti shaka të tilla që sugjeronin se balena ishte në një mision nga Moska, duke i dhënë asaj pseudonimin “Hvaldimir”, një kombinim i fjalës norvegjeze për balenë (hval) dhe emrit të presidentit rus Vladimir Putin.
“Fatkeqësisht, e gjetëm Hvaldimirin duke lundruar në det; ajo ka ndërruar jetë”, tha Sebastian Strand, një biolog detar që monitoroi balenën për disa vite.