Austriaku mësoi shqip për hir të dashurisë| Historia e lidhjes dhe organizimi i dasmës në Berat

Esmerilda nga Berati dhe Felix nga Austria, u njohën në Vjenë në studimet për mjekësi nga ku lindi edhe dashuria e tyre.

Sot per programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, pas kurorëzimit të dashurisë së tyre në Berat, ata folën nga plazhi i Dhërmiut, ku na njohën me historinë e tyre të dashurisë.

Për hir të kësaj dashurie, Felix, tashmë mjek pulmolog, mësoi me kohë të plotë përmes kursit, gjuhën shqipe.

Esmerilda:

Unë po studioja në Itali dhe për një vit mu desh të zhvendosesha në Vjenë të Austrisë për një shkëmbim studimesh. Aty u njoha në grupin tim me Felixin, i cili më ndihmoi për të njohur shkollën dhe qytetin edhe pse fillimisht nuk është se kisha qëllime të tjera.

Dashuria lindi me kohë dhe biles ai fillimisht kishte një palë këpucë të grisura, por që më kohë ma mori zemrën.

Unë ju futa kursit të gjermanishtes, dhe nuk e dija që edhe ai i ishte futur kursit të mësimit të gjuhës shqipe me një zyshë nga Tirana. Më pas lindi dhe dashuria dhe kurorëzimi i martesës sonë në Berat erdhi për faktin se duke qenë se kam familje të madhe, nuk kisha si ti zhvendosja të gjithë në Vjenë. Dasmën e organizuam në Berat dhe krushqit erdhën 55 veta nga Austria.

Jam ndjerë mirë në familjen e Felixit, sepse jam nisja e tretë e huaj, dy vëllezërit e tij kanë nuse nga Spanja dhe Holanda.

Tani jemi në Dhërmi për pushime dhe për 10 ditë të tjera do ishim në Santorini.

Felix:

Mua më pëlqen shumë Shqipëria dhe kam arritur të meosj gjuhën shqipe që të komunikoj edhe me prindërit e Esmerildes që më kanë përkrahur shumë.

Mami saj gatuan shumë mirë dhe më pëlqen byreku me gjize dhe presh.

Nga dasma janë kënaqur të gjithë familja dhe miqtë e mi, që e kemi organizuar këtu në Berat. Në dasmë e dogja shaminë e beqarit, dhe jemi kënaqur dhe kemi kaluar mjaft mirë.

Dasma ishte ndryshe nga Austria dhe kjo ishte e veçanta.

Latest articles

Related articles