Politika e lartë amerikane do ta çlirojë Shqipërinë nga korrupsioni

nga Av. Spartak Ngjela

Demokracia është term që vjen nga greqishtja e vjetër, kupton të jetë pushteti i popullit (demos – popull, cratia- pushtet).
Prandaj demokracia është e kundërta e agresivitetit shoqëror që zhvillohet në një shtet diktatorial… Sepse, gjithçka, demokracia si sistem politik, e zgjidh vetëm në funksion të ideve, logjikës dhe ligjit.
Por, çfarë është i d e a?

I.
Idea është një imazhi mendor ose nje koncepti i diçkaje që është parë ose është provuar si i saktë më parë, dhe që thërritet nga kujtesa. (Enciklopedia Britannica)

Por…
Idete janë shtyllat e zhvillimit shoqëror dhe të shkencës.

Kur në një vend nuk ka ide, shoqëria shkon drejt konflikteve të brendshme, sepse armiqësia individuale kalon në akte. Idea neutralizon pasionin dhe çdo agresivitet kriminal apo keqbërës.

Kurse vetë idetë e sakta krijojnë normalisht mendimin e drejtë shoqëror, dhe ky, si rregull, shpërndahet kundrejt shoqërisë me libra e, sidomos, nga diskutimet televizive që zhvillohen mes individëve me kulturë të gjerë, që paraqesin idetë e provuara në mënyrë absolute, por që, edhe krijojnë ide të reja në bisedë.

II
Gjithsesi, na duhet të theksojmë se…
Njeriu ka qenë një qenie agresive.

E pra, prandaj ai ka pasur gjithmonë agresivitet kundër ideve të reja të zhvillimit shoqëror.
Dhe, a e mbani mend komunizmin në Shqipëri që, për një-pushtetin e vet absolut, vriste dijetarë, filozofë e shkencëtarë?
Kjo tani nuk ka më diskutim. Por, a mund të qëndrojnë bashkë idetë e provuara në mënyrë absolute, dhe agresiviteti kundër tyre?
Kurrë!
Por…
Çfarë është agresiviteti kundër një ideje?
Agresiviteti është tendencë ose disponim për të sulmuar të tjerët. Dhe, kur ky agresivitet zhvillohet në funksion të ideve, vepron për t’i rrëzuar ato me dhunë apo forcë arbitrare, dhe, ky lloj akti, nuk ka lidhje me logjikën.
Një ide rrëzohet shkencërisht, por edhe me një argument logjik, dhe jo, asnjëherë me një dhunë agresive.
Kjo është, në fakt, aksioma që na ka mësuar shkenca dhe filozofia moderne.

III.
Agresiviteti i individit vjen kur, si qenie agresive, ai sulmon me dhunë gjithçka për interesin e tij.
Por, shoqëritë shpesh e më shpesh kalojnë, nga agresiviteti i individëve të veçantë, tek drejtimi me anë të një individi me pushtet vetjak absolut. Pushtet absolut ky që është agresiv me shoqërinë që drejton, sepse mbahet me dhunë të epërme kundër shoqërisë, që ajo të trembet.
Shpesh ky është quajtur diktator.
Dhe, diktatura e tij, vret.
Dhe dihet tani se e kundërta e këtij lloj pushteti është demokracia, ku, pushteti i individit, vjen e drejton një shtet, pushtet politik ky, që vendoset me votë.
Por…
Vota duhet të jetë e lirë dhe e drejtë që ajo të krijojë demokracinë.
Nese vota nuk është e drejtë, por është e kontrolluar rreptësisht nga pushteti i dhunshëm e absolut, diktatura e një individi është sërish në ekzistencë.
E pra, tani pas kësaj që shprehem, duhet të pyesim : shqiptarët, ku po ndodhen politikisht me pushtetin politik që drejton sot në të dy shtetet e tyre?

IV.
Shqiptaret ne Shqipëri nuk kanë votuar dot të lirë që nga viti 1946.
Sigurisht që kjo gjendje është mbajtësja e tragjedisë sonë.
Dhe shenjat janë që do të vijojë.
Por këta qe po e bëjnë nuk do të shpëtojnë dot.
E pra, a do të na i pastrojë SPAK këta hajdute të shqiptarëve dhe vjedhës votash, që kanë krijuar sot pushtet absolut në Shqipëri?

Politika e lartë amerikanë ka deklaruar nga Shtëpia e Bardhë se Amerika do ta çlirojë Shqipërinë dhe shqiptarët nga korrupsioni.
Dhe shqiptarët e kanë besuar plotësisht.
Dhe deri tani shenjat e sigurisë janë dhënë, sepse në proces penal janë: një ish kryeministër, një zv/kryeministrer, ministra , kryetarë bashkish e komunash, deputetë, etj.
Dhe koha ecën, dhe shqiptarët presin, dhe antikorrupsioni do të vijojë.
Por…
Nuk duhet harruar se, vjedhësit e korrupsionit shtetëror janë njëherësh edhe vjedhësit e votave, gjatë proceseve zgjedhore.
Por…
Kjo është koha, dhe unë mendoj se çlirimi i shqiptarëve do të vijë, sipas skemës që trajtuam me lart.

Latest articles

Related articles