Bëri shqiponjën në ndeshjen Serbi – Angli| UEFA përjashton nga Europiani gazetarin shqiptar

UEFA ka vendosur që të përjashtojë nga Europiani gazetarin nga Kosova, Arlind Sadikun, pasi në ndeshjen Serbi Angli më 16 qershor, ai bëri me duar simbolin e shqiponjës.

Gjesti i Sadikut erdhi pas koreve raciste që serbët po bënin ndaj shqiptarëve, e që UEFA nuk ka marrë asnjë masë.

Gazetari është ndaluar në hyrje të konferencës për media të Shqiperisë dhe i është konfiskuar akreditimi.

Gazetari nuk mund të raportoj sot në ndeshjen Kroaci – Shqipëri, dhe asnjë ndeshje tjetër të Europianit.

Latest articles

Related articles