Hodhi molotov në protestën para Bashkisë dhe, arrestohet 1 militant! Procedohen 6 të tjerë

Policia ka arrestuar një prej protestuesve që morën pjesën në tubimin e së premtes (14 Qershor) para Bashkisë Tiranë.

Në pranga ka rënë 39-vjeçari Bledar Krasniqi., banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit me iniciale E. P., 24 vjeç, D. P., 62 vjeç, R. D., 20 vjeç, I. T., 49 vjeç, K. K., 43 vjeç, dhe P. O., 66 vjeç, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik

Latest articles

Related articles