Republikanët kërkojnë aleancë me Frontin Nacional për zgjedhjet e parakohshme

Udhëheqësi i republikanëve konservatorë të Francës ka bërë sot thirrje për një aleancë mes partisë së tij dhe Frontit Nacional të ekstremit të djathtë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Ne themi të njëjtat gjëra, kështu që le të ndalojmë së krijuari kundërshti imagjinare”, tha Eric Ciotti për televizionin TF1.

“Kjo është ajo që duan shumica dërrmuese e votuesve tanë. Ata na thonë ‘arrini një marrëveshje’.” Fronti Nacional i Le Pen korri sukses në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Europian, dhe shihet si favorite në zgjedhjet e ardhshme.

Macron thirri zgjedhjet e parakohshme më 30 qershor dhe 7 korrik, që mund të rezultojnë në një disfatë për mazhorancën.

Latest articles

Related articles