“Jeni hero i popullit tonë, na shpëtuat nga shfarosja”- Vjosa Osmani në konferencë me Tony Blair

Presidentja Vjosa Osmani, në një konferencë për mediat, ka falenderuar ish-kryeministrin britanik, Tony Blair për rolin e tij gjatë ndërhyrjes së NATO-së në Kosovë 25 vite më parë që çoi në fundin e luftës.

Kreu i shtetit të Kosovës, theksoi se Tony Blair |përkundër sfidave orientuar kompasin e historisë në anën e mbrojtjes së vlerave që kanë përcaktuar kapitujt më të lavdishëm të historisë njerëzore”.

Vjosa Osmani u shpreh se së bashku me forcat aleate të NATO-s “ju na shpëtuat nga shfarosja, e cila synohej nga regjimi gjenocidal i Millosheviç”.

“I nderuar mik i madh i Kosovës, Tony Blair. Bota demokratike do të kujtojë përherë kumbimin e fjalës ‘kjo është gjëja e duhur për ta bërë’. Fjalë të thëna nga Blair 25 vite më parë kur ftonte botën demokratike t’i drejtohej botës që t’i bashkëngjiteshin atij për të ndaluar krimet e llahtarshme të Millosheviç në Kosovë.

25 vite më pas, ne ju themi ‘faleminderit’, faleminderit Toni Blair që përkundër sfidave ju orientuar kompasin e historisë në anën e mbrojtjes së vlerave që kanë përcaktuar kapitujt më të lavdishëm të historisë njerëzore.

Roli juaj si kryeministër britanik gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, ishte vendimtar. Ndaj sikurse atëherë që ishit hero i popullit të Kosovës si edhe hero i demokracisë, edhe sot jeni hero i paqes për vendimin e drejtë të asaj kohe dhe përkrahjen që i keni dhënë Kosovës përgjatë këtyre viteve.

Me forcat aleate të NATO-s ju na shpëtuat nga shfarosja, e cila synohej nga regjimi gjenocidal i Millosheviç.

Ju jeni në Kosovë për të tretën herë që ngfa përfundi8mi i luftës dhe do ta keni mundësinë për të parë se sa hapa të rëndësishëm ka bërë përpara Kosova. Britania vazhdon të jetë një nga aleatet më të fuqishme të Kosovës, një nga vendet e para që ishte përkrah nesh. Ju shpresh mirënjohjen edhe në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, tha ajo.

Latest articles

Related articles