Autostrada Thumanë -Kashar, 21 km rrugë me pagesë – 2 euro për të kaluar një herë!

Autostrada Thumanë-Kashar pritet të përfundojë në 30 qershor, por kalimi për automjetet nuk do të jetë falas.

Për 21 kilometra rrugë, shqiptarët, por edhe të huajt që zgjedhin këtë rrugë për të udhëtuar, do të paguajnë jo më pak se 2.1 euro.

Autostrada do të ketë një shpejtësi maksimale të lejuar prej 130 kilometrash, dhe do të jetë plotësisht e mbyllur.

Megjithatë, pasi qeveria ta bëjë gati, pritet t’ia dorëzojë koncesionarit, për vjeljen e taksës së kalimit. Koncesionari ka të drejtë të vlerësojë në çdo kohë çmimin, dhe ta rrisë atë po të jetë nevoja.

Thumanë-Kashar bëhet kështu aksi i dytë me pagesë në vend, pas Rrugës së Kombit. Të tjera rrugë me pagesë pritet t’i shtohen Shqipërisë, ndër to edhe autostrada Tiranë-Durrës.

Latest articles

Related articles