Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur ditën e sotme në “Breaking” për zgjedhjet e 2025.
Basha ka pohuar se Partia Demokratike ka patur një proces organizmimi dhe është në përfundim të procesit.
Kreu i PD ka lënë të hapur se do të ketë koalicion me parti të tjera politike, Basha ka folur dhe për “tradhtinë” e Gazment Bardhit.
Basha: Procesi ka ecur me organizimin por thjeshtë ne nuk bëjmë fasadë. Përballë kemi një parti socialiste të lodhur që ka shkatërruar jetët e shqiptarëve. PD ka një proces real të anëtarësimeve, PS i detyron me vendin e punës të marrin kartat e anëtarësisë. Kemi kontakte me të gjitha forcat politike për koalicion, pasi na bashkon thjeshtësia dhe priroritet. Ndarja ka qenë e qartë ata bashkuan votat me PS për aministinë që nuk liroi protestuesit e Partisë Demokratike