Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë atje, anglishtja “rrëzon nga froni” italishten

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe, po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e thonë shifrat zyrtare nga Berna, raporton media zvicerane në gjunë shqipe, Le Canton27.ch, duke iu referuar të dhënave nga Zyra Federale e Statistikave (OFS) në Neuchatel.

Anglishtja si gjuhë kryesore po përparon dhe madje po zëvendëson italishten në podiumin e gjuhëve më të folura në vend.

Gjuha shqipe konsiderohet si një nga gjuhët më të popullarizuara në Zvicër. Sipas të dhënave të reja të Zyrës Federale të Statistikave te siguruar nga gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, mbi 300.000 njerëz sot e flasin gjuhen shqipen në Zvicër.

Enti Federal i Statistikave ka raportuar se fundi se për herë të parë në më shumë se 10 vjet, më shumë njerëz në Zvicër flasin shqip se sa portugalisht.

Autoritetet zvicerane (OFS) pohojnë ndërkaq se italishtja nuk është më gjuhë e tretë në Zvicër, anglishtja e ka “rrëzuar” nga froni.

Por nuk mbaron me kaq. Anglishtja rrezikohet nga gjuha shqipe, raporton Le Canton27.ch.

Christoph Freymond nga Zyra Federale e Statistikave ka deklaruar se “numri i shqiptarëve është shtuar dukshëm në krahasim me komunitetet e tjera. Për çdo vit, qindra prej tyre natyralizohen, pra marrin pasaporta zvicerane”.

Sipas Zyrës Federale, sot në Zvicër jetojnë dhe veprojnë mbi 300 mijë shqiptarë të cilët njihen si albanofonë, ku pjesa dërrmuese janë nga Kosova.

200 mijë shqiptarë nga Kosova jetojnë në Zvicër, 70 mijë janë nga Maqedonia e Veriut, 20 mijë nga Lugina e Presheës dhe më pak nga Shqipëria e Mali i Zi.

Autoritetet bëjnë të ditur se mbi 100 mijë shqiptarë janë natyralizuar dhe posedojnë pasaporta zvicerane

Latest articles

Related articles