Arben Rakipi është defekti teknik i Reformës në Drejtësi

Një tjetër skandal është regjistruar në shkollën e Magjistraturës, ku sërish është fryrë lista e fituesve të konkursit që po zhvillohet nga ku dalin prokurorë dhe gjyqtarët e rinj.

Provimi u zhvillua ditën e hënë, ku pas përfundimit u bë dhe korigjimi i tezave me scantron. Në prezencë të të gjithëve u shpallën emrat e fituesve të cilët ishin vetëm 79.

Por një dit më pas, të martën në listën zyrtare, rezuan 121 fitues. Pra, në listën e fituesve të konkursit janë shtuar 42 emra. Magjistratura e argumentoi se kishte një problem pajisja që bën korigjimin elektronik.

Por nuk mbaron këtu. Ditën e sotme listës i janë shtuar edhe 10 emra të tjerë.

Gazetarja Klodiana Lala e ka denoncuar si rast ku bën thirrje se shkolla në kundërshtim me ligjin po fryn listat e magjistraturës. Lala bën thirrje se ky skandal duhet të hetohet dhe se Arben Rakipi ka detyrimin të sqarojë publikisht se çfarë po ndodh.

Postimi i plotë:

“Skandali në Shkollën e Magjistraturës duhet hetuar! Sapo informohem se në listën e fituese të fazës së parë të testimit sapo janë shtuar edhe 10 emra.

Në fund të provimit nga korigjimi i tezave rezultuan fitues 79 kandidatë.

Në kundërshtim me ligjin, Shkolla vendosi të shtojë në listë edhe 42 kandidatë, me argumentin se kishte probleme pajisja që bën korigjimin elektronik.

Sot për cudi janë shtuar në listë edhe 10 kandidatë të tjerë. Ne cilen rregullore jane bazuar? Si ndihen fituesit?

Arben Rakipi ka detyrimin të sqarojë publikisht, në të kundërt nuk është as më shumë e as më pak, por një njeri që po përpiqet të mbajë peng Magjistraturën dhe të rekrutojë gjyqtarë e prokurorë ende pa hyrë në sistem. Fiks si ajo tentativa për betimin e gjyqtarëve kushtetues te Lumi Lanës!

Nëse ka prokuror me integritet duhet ta hetojë këtë skandal.

Magjistratura duhet të jetë meritokraci, jo të mbushet me militantë, patronazhistë dhe artifica të politikës!”

Latest articles

Related articles