Dash Shehi: SPAK të vazhdojë punën! Hallet e Metës, personale

Halle personale’ i quan deputeti, njëkohësisht kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi sulmet e kryetarit të Partisë së Lirisë ndaj kreut të SPAK Altin Dumani. Në një intervistë për emisionin “Studio Live’ në Report Tv, Shehi thotë se qytetarët duhet të mbështesin Prokurorinë e Posaçme, (SPAK), pasi është i vetmi institucion në vend që ka guxuar të hapë dosjet për të korruptuarit.

“SPAK duhet të vazhdojë të punojë. I dimë defektet që ka drejtësia, elementet që janë vendosur aty, por SPAK është i vetmi që po punon. Do ta shohim deri ku do shkojë, por deri më tani ka bërë diçka. Drejtësia ka defekte të tjera, me dosjet, por me këto nuk merret njeri. Qytetarët kanë halle të tjera, jo do të hyjë në burg Meta. Ky është kurioziteti shqiptar.

SPAK duhet lënë i lirë, ata që e sulmojnë kanë halle personale. SPAK duhet mbështetur. Duhet të mbyllen edhe hallet e qytetarëve të tjerë, ajo është drejtësia e vërtetë. SPAK nuk ka bërë hata të madhe, por SPAK për herë të parë po hap disa dosje”, tha zoti Shehi, për gazetarin Arbër Hitaj.

Po ashtu, Shehi theksoi se çdo lëvizje që bën opozita, forcon pushtetin e qeverisë Edi Rama.

Latest articles

Related articles