Mori nipin dhe u zhduk, gjyshja dorëzon 3-vjeçarin në Prokurori! I mituri bashkohet me nënën

Gjyshja, Barie Gjuni, e cila rreth 1 javë më parë rrëmbeu nipin dhe u zhduk, e ka dorëzuar 3-vjeçarin në Prokurorinë e Durrësit.

Mësohet se tashmë i mituri është bashkuar me nënën e tij, 23-vjeçaren Ile Gjuni, e cila bëri apel publik për gjetjen e të birit.

Fëmija mësohet se është i qetë, ndërsa gjyshja e tij nga ana e të atit do të ndalohet nga unformat blu.

Ndërkohë pranga kanë rënë më parë edhe bashkëshorti i Barie Gjunit, Rexhep Gjuni dhe vëllai i saj, Arben Selaj të cilët dolën ditën e djeshme para gjykatës dhe ndaj tyre u caktua masa e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit

Latest articles

Related articles