Dosja ‘Black Eagle’ në Belgjikë, 2 shqiptarët akuzohen si koka e trafikut të drogës

Është mbajtur në Belgjikë seanca e radhës për një nga proceset “SKY ECC” me 40 të pandehur, shqiptarë e kolumbianë të akuzuar për trafik droge.

Prokurori pohoi se sekuestrimet e kokainës të kryera gjatë hetimit, të hapur në vitin 2020, përfaqësonin një shumë prej 13.42 milionë euro. Ajo kishte në shënjestër Alfredo H. si një nga burrat që drejtonte trafikun.

Ai ishte në kontakt me grupet mafioze italiane të krijuara në Limburg, por edhe me drejtuesit e një organizate tjetër, edhe më të rëndësishme, me qendër në Majorka. “Ata zbatuan metoda reale moderne të biznesit. Ata bënë një ‘joint venture’ duke ndarë burimet, fuqinë punëtore, pajisjet…”, shpjegoi ajo.

Disa nga shqiptarët e përmendur në këtë proces janë identifikuar më parë nga mediat si Artur S., Indrit. K., Arben I., Alfredo H. apo kosovari Bashkim O., të konsideruar ndër ‘lojtarët’ më të mëdhenj shqiptarë në tregun e kokainës. Në këtë dosje janë zbuluar edhe lidhje me zyrtarë në Shqipëri dhe të tjera detaje pritet të dalin në seancat në vijim.

Latest articles

Related articles