Socialistët duket janë të vendosur për të poshtëruar çdo deputet të Gaz Bardhit, duke bojkotuar çdo hetim parlamentar qoftë për koncesionet e dhëna në sistemin të Shëndetësisë, ashtu edhe për kopjimin e të dhënave të sistemit TIMS të Policisë së Shtetit.
Ervin Salianji, kryetar i Komisionit hetimor për TIMS, tha se problem kryesor që kanë janë kërkesat për informacion, teksa gjatë debateve mazhoranca braktisi komisionin.
Salianji tha se në momentin kur kërkesa për informacion firmoset nga dy ekspertët dhe miratohen nga Komisioni me vendime të ndërmjetme.
Ndërsa nënkryetari socialist Toni Gogu tha se deputetët e PS do të miratojnë ccdo kërkesë të paraqitur për informacion. Por Gogu nxorri pretendimin se kërkesat për informacion i janë vënë në dispozicion anëtarëve të Komisionit nga ekspertët 2-3 orë përpara, dhe ne ende nuk jemi njohur me materialet.
Marrëveshja sekrete Rama-Berisha, përmes sejmenëve të tyre Çuçi – Bardhi, në fakt nuk ka synim komisionet parlamentare, por reformën zgjedhore, duke mbajtur status quonë: Ku Rama fiton, Saliu bën biznes me Opozitën.