Meta “zhduk” gruan dhe shoqen e ngushtë të gruas nga partia

Është mbledhur këtë të hënë Kryesia e Partisë së Lirisë. Por në krah të Metës mungonte Kryemadhi, sikurse dhe Eloga Guri dhe Brahimllari të cilët përfliten në media se kanë konflikt me kreun e PL-së.
Në fjalën e tij kreu Ilir Meta u shpreh se kjo është një periudhë e ngarkuar me përgatitjet për Konventën Kombëtare.

Ai u shpreh se në Konventën Kombëtare të 27 prillit, do të ndërtohet një parti mbi baza të reja.
Ai shtoi se do t’i jepet fund nepotizmit në parti dhe të gjithë strukturat dhe kakofonisë në drejtim.
Meta ka propozuar që Sekretare për qarkun e Tiranës të zgjidhet Erisa Xhixho ndërsa sekretar për Korcën të jetë Tedi Blushi.

“Do ju propozojë që në krye të grupit për rishikimin e programit dhe Statutit i cili më 27 prill do ndërtojë partinë mbi baza të reja, duke i dhënë fund njëherë e përgjithmonë nepotizmit në parti dhe të gjithë strukturave, dhënien fund mosmbajtjes së përgjegjësive dhe kakofonisë në drejtim. Zoti Hazhinasto bëhu gati edhe për 26 vite te tjera punë.

Vendimmarrje vertikale e menjëhershme e të gjitha vendimeve të Konventës.

Propozoj si Sekretare të qarkut Tiranë Erisa Xhixhon.
Sekretar të qarkut Korcë propozoj zotin Tedi Blushi.

Krijimi i komitetit organizator, në 20 vjetorin e krijimit të LSI që solli ndryshime të jashtëzakonshme”, tha ai.

Latest articles

Related articles