Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga Korça paraditen e sotme ka komentuar marrjen në pyetje nga SPAK, të Fatime Kryemadhit, vjehrrës së tij. Meta e cilësoi si politike marrjen në pyetje të saj dhe pati kritika edhe për Prokurorinë e Posaçme. Marrja në pyetje u bë në kuadër të hetimit pasuror të nisur ndaj çiftit Meta që përfshinë edhe familjarët e afërt të tyre, pas kallëzimit Lobimin në SHBA.
“Kjo nuk përbën asnjë interes për mua. Është një zonjë e mrekullueshme gjithçka tjetër është politike. Sa herë kam qenë në SPAK kam dalë para gazetarëve. Sa herë të më ftojnë do dal para gazetarëve edhe kur të më fitojnë do u bëj dhe një pyetje. Sepse kanë fituare një mandat tjetër së janë lodhur shumë, për 60 milionë euro. U lodhën shumë duke arrestuar drejtorët për të shpëtuar Erion Veliajn. U lodhën shumë duke hetuar PS, u lodhën shumë duke arrestuar ministra duke shpëtuar Edi Ramën. Asnjë lloj shqetësimi. Zonja Fatime është përgjigjur vetë, zonja Monika përgjigjet vet. Partia Lirisë nuk sekuestrohet “– tha Meta.