Erion Veliaj, shërbëtor i drejtorëve të Korrupsionit!

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj që qeveris kryeqytetin me drejtorë të korruptuar ka dhënë një drekë bajrami njerëzve në nevojë. Një çapë bukë për të larë gjynahet e pafundme.

Teksa 8 drejtorët e tij që ka vjedhur miliona euro kinse pa dijeninë e kryetarit të bashkisë janë në birucë, i bukuri shejtan vesh përparëse të kuqe për të sërvirur supë panafakëve.

Hipokrizia e korrupsionit nuk mund të zhduket me supë ashtu siç hahet turpi me bukë. Nëma e ka zënë drejtorët e Veliajt. I ka zënë nëma se i kanë ngrënë hakun mijëra familjeve në Tiranë. Drejtorë që i japin vetes 25 milion euro nga Buxheti i Bashkisë Tiranë vetëm Erion Veliaj mund t’i ketë.

Sado sadaka të japë Erion Veliaj në media dhe në opozitën e Foltores, asgjë nuk e fshin përgjegjësinë juridike dhe politike të një kasaphane në Bashkinë e Tiranës.

Haka do shkojë tek zoti.

Latest articles

Related articles