ASFALIA greke kap killerin shqiptar në Athinë. Emri

Grupi kriminal shqiptar “Lions” me qendër në Athinë, prej disa kohësh është vënë në shënjestër të autoriteteve ligjzbatuese që akuzojnë anëtarët e saj për një sërë veprash të rënda penale.

Grupi kriminal raportohet se është i përbërë nga shtetas shqiptarë, të cilët operojnë rreth klubit të njohur “Bellavita” në kryeqytetin grek, dyshohet se ka lidhje me njerëz të fuqishëm të botës së krimit brenda burgjeve greke, të akuzuar madje deri edhe për trafik kokaine nga Amerika Latine.

Në epiqendër të veprimtarisë së tyre dyshohet se është kontrolli i shpërndarjes së drogës, ruajtja e lokaleve të natës kundrejt pagesës si dhe vepra të tjera me qëllime përfitimi. Në këtë kuadër ky grup kriminal dyshohet se ka krijuar lidhje shumë të forta edhe me njerëz të policisë e organeve të drejtësisë greke pasi edhe pse janë akuzuar për krime të rënda, kanë arritur të fitojnë lirinë duke u bërë objekt edhe i shkrimeve në mediat greke.

FOTO-EMRI / Arrestohet në Greqi “vrasësi” i bandës
Dhimitri Çiço

I tillë është edhe rasti i shqiptarit Dhimitri Çiço, një 28 vjeçar rom nga fshati Rom i Fierit. Në organet greke të drejtësisë dhe në media ai njihet si Nektarios Karakalios, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i konsideruar si një ndër personat që nuk stepen të hapin zjarr në kuadër të veprimtarisë së “Lions”.

Ditën e djeshme ai është arrestuar sërish nga policia greke i dyshuar si autor i një vrasjeje, edhe pse në harkun kohor të të paktën 13 muajve të fundit është arrestuar disa herë për vrasje, tentativa vrasjeje e vepra të tjera më të lehta, por është liruar. Dhimitri Çiço alias Nektarios Karakalios është arrestuar nga policia greke si i dyshuar për vrasjen e shtetasit afgan Bahman Rasuli, 35 vjec, ngjarje e ndodhur në 8 mars 2024 në Athinë. Sipas policisë greke, ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje mes një grupi prej 7 shqiptarësh me 6 afganë.

Çiço dyshohet se ka hapur zjarr ndaj afganëve fillimisht duke mos lënduar askënd dhe sapo këta te fundit i janë sulur grupit të shqiptarve, 28 vjecari shqiptar ka shtënë sërish duke vrarë Bahman Rasulin. Pas hetimit rreth 1 mujor të ngjarjes, policia greke ka arritur të identifikojë të 7 shqiptarët e përfshirë në ngjarje në role të ndryshme. Konkretisht ata janë Bledi Alushi, 19 vjeç nga fshati Rom i Fierit, Akil Topi, 36 vjec nga Elbasani, Spiro Alushi, 23 vjec, Thanas Alushi, 25 vjec, Skerdi Dragoti, 24 vjec dhe Anxhelo Cenkaj, 18 vjec. Të gjithë të dyshuarit janë arrestuar përvec shtetasit Akil Topi i cili vazhdon të jetë person në kërkim.

Latest articles

Related articles