Ish-juristi i Kadastrës në arrati, policia nuk ka mundur të ekzekutojë ende një nga tre vendimet e gjykatës për arrestimet e personave të përfshirë në një tjetërsim prone në Gjirin e Lalëzit.
Sipas Top Channel, publikimi paraprak i aksionit policor ndërsa ishte në zhvillim e sipër dyshohet se i ka dhënë mundësi ish-juristit të Kadastrës Bledi Zerba të largohet ditën e djeshme.
Përfitimi i një prone prej 500 m2 në Gjirin e Lalëzit me dokumente të falsifikuara ka nisur një hetim të thelluar mbi personat e përfshirë në këtë rast tjetërsimi të pronave në bregdet. Një ditë më parë Prokuroria Durrës ka kërkuar nga policia ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës të kërkuara prej saj, për përfituesin dhe punonjësit e kadastrës
Prokuroria e Durrësit ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për përfituesin Ndue Mesiti dhe Bled Zerba për veprën penale ‘Falsifikim të dokumenteve’, ndërkohë është kërkuar dhe ‘Arrest në shtëpi’ si dhe pezullim nga detyra në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Durrës, për Juristen Jonida Mergeja për për ‘Shpërdorim të detyrës’