Një ditë pas bashkimit të votave në Parlament për Amnistinë Penale, Grupi i Dialogut mes Partisë Socialiste dhe Opozitës ka vendosur të hedh një tjetër hap të darkordësuar për Reformën Zgjedhore.
Gjatë takimit të së premtes, pra praninë e mediave është rënë dakord për të caktuar ekspertët ligjor të cilët do të punojnë për ndryshimet në Reformën Zgjedhore.
Në total do të jenë 4 ekspert, ku bie në sy fakti se Rithemelimi do të ketë si përfaqësues Ivi Kason, ndërsa Partia e Lirisë, Silva Cakën.
Kurse ekspertët e PS do të jenë Eridjan Salianji dhe Viktor Gumi