Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për koncesionin sterilizimit, ku janë të akuzuar ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zëvendësi Klodian Rjepaj, si edhe biznesmeni që fitoi tenderin, Ilir Rrapaj, dhe ka dërguar dosjen Gjykatës së Posaçme.
Disa nga veprat penale që rëndojnë mbi të akuzuarit janë ajo e “shpërdorimit të detyrës”, “mashtrimit” dhe “falsifikimit të dokumentave”.
Po ashtu, lidhur me këtë çështje, SPAK ka sekuestruar edhe disa pasuri dhe prona.