Roja vidhte ikona në parqet arkeologjike dhe i shiste për 10-20 mijë euro, arrestohen dy persona. Sekuestrohen 13 statuja

spot_img
Advertisements

Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi shisnin ikona të vjedhura nga parkqet arkelologjike në Fier, Gjirokastër dhe Berat.

Në pranga kanë rënë Pëllumb Leka dhe Emanuel Çaço, të cilët u kapën në vendin e quajtur ‘Bishti i Zhurit’ në Rrogozhinë.

Sipas policisë, 53-vjeçari Pëllumb Leka, duke përfituar nga fakti se ishte i punësuar pranë parqeve arkeologjike, herë si rojë dhe herë si ndihmës, siguronte statuja dhe ikona të madhësive të ndryshme në qytetet Fier, Berat, Gjirokastër, dhe më pas në bashkëpunim me 56-vjeçarin Emanuel Çaço, i trafikonin me qëllim përfitimin.

Mësohet se dy të arrestuarit, një pjesë të statujave dhe ikonave ua shisnin shtetasve të huaj nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi, kundrejt vlerave që varionin nga 10 000 deri në 20 000 euro.

Latest articles

Related articles