Gjykata e Apelit të Kuçovës ka vendosur të lërë në fuqi masën arrest në burg ndaj Armando Kumarakut dhe Natasha Romblas, e njohur edhe si gjyshja e “TikTok”-ut.
Me një vendim të dhënë ditën e sotme, Gjykata e Kuçovës ka lënë në fuqi duke e caktuar si të rregullt vendimin e dhënë më herët nga Gjykata e Beratit.
Rombla dhe djali i saj Armando Kumaraku akuzohen për keqtrajtim të të miturit, më konkretisht, nipit të saj dhe njëkohësisht djalit të Kumarakut nga një martesë e dështuar. Ata nxirrnin në rrjetin social TikTok djalin e mitur duke e mësuar të ofendonte me fjalor banal si dhe të shante nënën e tij biologjike.