Demokratët amerikanë kërkojnë hetiminin e investimit të dhëndrit të Trump në Sazan

spot_img
Advertisements

Demokratët e Biden-it po kërkojnë që të hetohen marrëveshjet e bizneseve të dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner.

Kjo shihet si një hakmarrje pasi Republikanët kërkuan hetim mbi marrëveshjet e biznesit të familjarëve të Presidentit Joe Biden, ku përfshihej i biri, Hunter Biden.

Një letër e re nga kryedemokrati Jamie Raskin, D-Md., sinjalizon se demokratët ka të ngjarë ta vendosin Kushner-in në shënjestrën e tyre nëse rimarrin Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e nëntorit.

“Ne ju shkruajmë për t’ju nxitur të thërrisni një seancë dëgjimore në lidhje me marrëveshjet e Jared Kushner-it që përfshijnë investime në këmbim të veprimeve zyrtare dhe për hetuar kërcënimet që rezultojnë ndaj sigurisë sonë kombëtare,” thuhet në letrën drejtuar kreut republikan James Comer, R-Ky.

Në fillim të këtij muaji “New York Times” raportoi se Kushner po mbyllte një marrëveshje fitimprurëse të pasurive të paluajtshme në Shqipëri dhe Serbi.

Planet në Ballkan kapitalizojnë marrëdhëniet e krijuara nga Kushner gjatë administratës Trump, ato janë duke punuar me Ric Grenell, i cili shërbeu si ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare nën drejtimin e Trump-it dhe si ambasador në Gjermani dhe i dërguar i posaçëm në Ballkan.

Latest articles

Related articles