“Vëllai i kryeministrit Edi Rama ka qenë i përfshirë në laboratorin e drogës në Xibrakë”, ka qenë kjo deklarata e bërë nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në emisionin “Opinion”.
Për këtë deklaratë ka folur kryeministri Edi Rama po nga e njëjta sudio, i cili e cilësoi një sulm të ulët ndaj familjes, duke mohuar përfshirjen e vëllait të tij në një aferë të tillë.
Rama tha se këto akuza janë pretendime të Bardhit, të cilit i kujtoi sulmet që ai ka bërë edhe për djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Kreu i qeverisë tha se Bardhi “ai do nxjerr atë që nuk thuhet”.
“Nga të dhënat e tyre para se të jetë vëllai i përfshirë në një çështje droge, jam unë i përfshirë në çështjen e drogës, kriminalitetit, të larjes së parave, të dhunës në familje, të të gjithave të zezave dhe janë të dhënat e tyre të stërthëna pafundësisht. Kur gjendesh përball një pyetje të tillë, ka dy mënyra. Njëra që të vijnë shqiptarçe, që kur shikon një fytyrë që është e mirënjohur për opinionin publik. Është ti kthesh përgjigje shqiptare, është vëllai i asaj që të ka bërë kokën. Kur të ngacmojnë deri në këtë pikë dhe të rikujtojnë se përgjegjësia e barra e më e madhe është të shikosh familjen tënde të dhunuar. Të shikosh vajzën tënde të dhunuar që nuk ka përfituar asnjëherë për shkak të detyrës time. Kur shikon, vëllain, gruan tënd, babin të ikur në atë botë, kjo është barra më e rëndë në këtë detyrë se është familja jote që paguan një kosto. Më rivjen pesha e përgjegjësisë dhe e dhimbjes. Çfarë informacioni të kem unë o Fevzi? Të kem informacion që çfarë? Çfarë thotë ajo llojë fytyre që nxore përpara, është shëmbëlltyra e një shpërfytyrimi politik, moral që mëshiron ai grup. Është një shpërfytyrim në sytë e të gjithë shqiptarëve Në rastin konkret e njëjta fytyrë ka thënë gjëra ekstreme për djalin e atij që tani i ka vajtur e i është ulur në prerë. Ai do nxjerri atë që nuk thuhet. Nuk kam hallin un se çfarë të dhënash kanë këta”,-tha Rama