A ka Shqipëria investitorë seriozë – nga Fatmir Gjoni


Shqipëria në 34 vite nuk ka tërhequr dot asnjë investitor serioz. Shqipëria nuk ka asnjë nga kompanitë ndërkombëtare prezente në Shqipëri. Flas për zyra operimi e jo shërbimi 100m2.
Sepse askush nuk pranon të investojë në një vend që ligjet ndryshohen sipas qejfit dhe sipas klientelës, në një vend që nuk ka gjykata dhe drejtësi, në një vend që asnjë dokument apo marrëveshje nuk është e sigurtë. Nuk vijnë në një vend ku duhet të përfshihen detyrimisht në korrupsion për të funksionuar. Asnjë kompani serioze e asnjë investitor serioz nuk hedh dot paratë në një vend me kaq risk të madh. Aq më shumë kur bota po ka shumë më shumë alternativa në Azi, Afrikë dhe Amerikë latine.
Po kush vjen për investime në Shqipëri? Në Shqipëri, kanë ardhur kryesusht mashtruesa duke përfituar nga një vend pa strukturë, pa fuqi zbuluese skemash mashtrimi dhe pa kulturë reagimi social apo shoqëror. Dhe këta mashtruesa kryesisht kanë ardhur si bashkëpunëtorë të mashtruesave vendas. Ose kanë ardhur “investitorë” që nëpërmjet korrupsionit kanë shfrytëzuae pasuri kombëtare apo koncensione deri në shterrim pa asnjë vlerë investimi.
Duke filluar qé nga shfrytezimi i pasurive të nëntokés, tek teknoligjia, shërbimet bankare, telekomonikacion, infrastrukturë , etj.
Shumica e investimeve jane skema të fshehta të botës së errët shqiptare me ato ndërkombëtare që sërish behën në kurriz të shqiptarëve dhe pasurive të tyre të mbetura natyrore arkeologjike.
Vijmë tek investitori i fundit. Me shumë kast dhe stil del e publikuar në Bloomberg që shqiptarët “të ndjehen krenarë” me ardhjen e një “emri të madh” për të marrë e privatizuar të vetmin ishull që kanë. Dhe ky emër është dhëndërri i një emri edhe më të madh sipas mendjes së shqiptarëve (kujtojne se dhenderri i Trump eshte si dhenderi i Berishes që ka akses dhe fuqi tek vjehrri. Nuk e dinë kulturën amerikane që pasuria në Amerikë nuk i jepet as femijeve e jo me dhendurrëve). I futen edhe një shifër që do investojë 1 miliardë e ca dollarë. Kur hyn e sheh, e gjithë pasuria e personit nuk është as 1.8 miliardë dollarë. Dhe ajo vlerë në asete dhe jo likujditete. Si mundet dikush të zgjedhë shqipérinë e të investojë pa asnjë garanci mbi 70% të gjithë pasurisë së tij, kur maksimumi ka ardhur edhe e ka parë vetëm 1 herë në jetën e tij. Kjo tregon që shqiptarët kanë 32 vite që nuk kanë kuptuar asgjë nga ekonomia, kapitali dhe biznesi. Asnjë person apo kompani nuk bën dot investime të kétij niveli pa bërë qindra analiza fizibiliteti. Po të bësh biznes me kompani dhe biznesmenë të nivelit miliarder ($ apo€) do vinit re që ata nuk të falin as qindarkën jo më të të japin ty apo vendit tend aq para duke u ngrohur në diell. Por ka vetëm një mënyrë: kur këto investime janë thjeshtë në letër dhe investimi bëhet me menyra të térthora korruptive ose mashtrimi ose kolaterali qé përfshin pasuri të tjera kombëtare, ose kur kryhet për t’u fshehur dhe për t’ia ndryshuar destinacionin në një transaksion të dytë duke ja shitur një pale të tretë që nuk do të dalë në skenë në transaksionin e parë. Kjo e fundit eshte strategji e perdor per te bere amortizim i reagimit shoqëror, kombëtar apo ndérkombëtar duke e kaluar në disa duar derisa shuhet reagimi i kundershtive mbi një pasuri me interes kombetar apo rol strategjik rajonal/ndërkombëtar. E ku ka më mirë sesa të marrësh Sazanin për 100 “vila”. Kjo eshte ekuivalente sikur investitore “strategjike” shqiptare te shkojne ne Amerikë e t’i kërkojnë Pentagonit të privatizojnë/blejnë bazën detare në Norfolk e ta kthejne ne qebaptore si tek pazari i ri).
Pyetja që lind është pse ky zotnia (apo çdo “zotni” që na sjell kryeministri shqiptar dhe politika në pérgjithësi), nuk mori parasysh ta bënte këtë investim në Greqi, Korfuz, në Kroaci apo plot vende e ishuj të mesdheut që kanë infrastrukturë, histori e potenciale edhe shumë më të mëdha për llojin e klientelës që synohet. A e ka parë ky zotni se në atë portin e Vlorës nuk ka as anije peshkimi? Apo Sazani éshtë e vetmja mundësi për të përfituar një pasuri kombëtare pa nxjerrë kokërr leku nga xhepi përvecse ca darka me të parin e vendit dhe dakordësimit që nëse do ndërtohet dicka arkitekturën do e shkarravitë vetë i gjati për ti lenë Shqipërise edhe ai buknerët e vet. (Nese e keni vene re, arkitektura e propozuar eshte e njejte me shtepine e te gjatit dhe me shume te tjera we jane mbjelle neper shqiperi pas ardhjes se artistit ne pushtet. Biles ato vilat duken si koka gjarpërinjsh qe duket sikur do hanë e helmojnë Vloren e Shqipërinë perballe.). Dhe më shumë gjasa edhe ky investim eshte si ai i Durresit ku nuk u hodh asnje leke por u mor edhe u hodh ne tregun kombetar e nderkombetar per investotore individual . I vetmi “perfitim” per shqiptaret ishte se e dhane falas per te paguar me djersen e tyre nje port te ri pasi e falen te vjetrin.
Kete fat do kete edhe Sazani, dhe e gjithe Shqiperia sa te kemi nje artist qe ben veprat e tij me gjakun, djersen, historine dhe gjithcka qe shqiptaret kane patur deri me sot te perbashket.
Derisa SPAK të zbardhë skema të tilla korrupsioni ndërkombëtar e të arrijë tek i gjati, Shqipëria rrezikon të jetë shpërbërë edhe si shtet.

Latest articles

Related articles