” Më ka dhunuar” – Ish gruaja padit biznesmenin e njohur

Biznesmeni i njohur Nikollaq Neranxi është denoncuar nga ish-gruaja e tij, Nuria pranë Komisariatit nr.6 në Tiranë për dhunë në familje.

“Tema” shkruan se ka qenë Nurie Neranxi, ajo që rreth orës 19.00 të ditës së djeshme, më 6 mars, ka shkuar për të bërë kallëzim për dhunën e ushtruar ndaj saj.

Po ashtu, ka kërkuar edhe urdhër mbrojtje me pretendimin se ndjehet e rrezikuar nga ish-bashkëshorti i saj. Por nga ana e Policisë, deri më tani raportohet se ende nuk ka veprime proceduriale.

Nikollaq Nerënxi është një nga tregëtarët e frutave të thata në Shqipëri.

Latest articles

Related articles