Historia e SB, si humbës kronik i betejave elektorale

Blendi Hoxhaj

Gjate 2 viteve te fundit eshte hedhur balte sistematikisht mbi Partine Demokratike dhe demokratet te cilet zgjodhen rrugen e arsyes kundrejt emocionit te momentit qe zgjodhen demokratet e tjere. Them ketu rrugen e arsyes sepse nuk ka njeri me sy dhe mendje te hapur qe e pranon qe me Berishen ka te ardhme si PDSH po ashtu dhe Shqiperia, ai dhe menyra e tij e te berit politike i perket te shkuares. Ne mungese te vizionit ai menyren e vetme per te ngelur ne “loje” ka dhunen dhe akuzat per shitje kauzash kundrejt lidershipit te PDSH dhe kjo dhune eshte reflektuar dhe ne baze. Nderkohe faktet tregojne te kunderten.
👉🏻 Viti 92, Partia Demokratike sapo kishte fituar zgjedhjet e para politike, dhuna dhe arroganca e SB sollen humbjen ne zgjedhjet vendore disa muaj me pas, kjo e pafalshme duke pasur perballe nje parti pasardhese te partise komuniste .
👉🏻Viti 94, Ne referendumin e Kushtetutes pas nje fushate ne dukje “agresive” u krijua nje polarizim i jetes politike dhe sociale, a thua se po behej lufte, gje qe solli deshtimin e referendumit, vlen te permendet KQZ e asaj kohe e shpalli rezultatin pas 2 javesh pasi te jepte ok “lideri”
👉🏻Viti 94-96,hapja dhe aktiviteti i firmave piramidale i sollen popullit shqiptar nje dem prej 3 mld $ ku perfaqesuesit e ketyre firmave benin fushate per PDSH.
👉🏻Viti 96, Nje ligj zgjedhor arbitrar pa miratimin nderkombetar, duke dhunuar opoziten me policine dhe SHIK sjell terheqjen e opozites nga zgjedhjet dhe deshtimin e tyre duke e cuar vendin ne ngerç politik
👉🏻Viti 97, ne rastin me te mire SB do te quhej i paafte dhe ne standartin normal do te quhej bashkepunetor, autor, aktor i humbjes se 3 mld $ dhe vdekjes e humbjes se 5000 jeteve njerezore.
👉🏻Viti 98, SB vendosi qe demokratet ti privonte nga e drejta e zgjedhjes ne referendumin kushtetues dhe vendosi komisionere te PD per te kontrolluar procesin ( ne fakt e legjitimoi ate). Humbi ne menyre spektakolare dhe ne fund deklaronte nuk e njohim Kushtetuten ( kete te sotmen qe e permend sa here i teket)
👉🏻 Viti 2000, ne zgjedhjet vendore humbi ne menyre spektakolare te gjitha bashkite dhe komunat me perjashtim te Shkodres
👉🏻Viti 2001, paaftesi ne lidership ne pergatitjen e sistemit zgjedhor beri qe ne zonen 60 sistemi te prodhonte 12 deputete per partine kundershtare duke sjelle humbje spektakolare.
👉🏻Viti 2003, humbje e rende ne zgjedhjet vendore ne bashkite dhe komunat.
👉🏻Viti 2005, me gjithe deshiren e popullit per ndryshim nuk e kanalizoi dot dhe erdhi me nje parti te majte ne pushtet.
👉🏻Viti 2007, humbje ne bashkine e Tiranes dhe bashkite me te rendesishme te vendit.
👉🏻Viti 2008, ndryshimet kushtetuese ne bashkepunim me E.Ramen i kthyen te dy ne pronare te partive respektive, gjithashtu ndryshimet e ligjit zgjedhor te asaj kohe i dhane avantazhin elektoral PS qe po e perdor dhe ne ditet e sotme.
👉🏻Viti 2009, SB pavaresisht se u zgjodh kryeminister perseri ndau pushtetin me nje parti te majte qe per 4 mandate mori 35 % te pushtetit
👉🏻Viti 2011, urdheroi te qellohej drejt turmes ne 21 janar duke e njollosur me gjak per here te dyte qeverisjen e PDSH, pavaresisht se protesta ishte e dhunshme institucionet garantojne mbarevajtjen e protestes jo organizuesit.
👉🏻Viti 2013, shenoi humbjen me te turpshme qe nga 1.3-1.5 mln votues te marre 1 mln vota kunder, aq sa me te drejte u quajt qeveria e 1 mln shuplakave.

👉🏻Ps: Vitet 2013-2021 nuk po shenohen per te mos hyre ne diskutimin Basha apo Berisha edhe pse koha tregoi qe kryetar de facto ne kete periudhe ishte Berisha.

SB asnjehere nuk ka fituar pervec vitit 92, ne vitet 2005 dhe 2009 ai e ka ndare pushtetin me parti te majta duke ndare dhe pazaret me to, ai i ka shitur sistematikisht ne bashkepunim kauzat e demokrateve dhe shqiptareve, ai eshte trashegimtari me i denje i diktatorit.

Prandaj sot mos u habisni qe nepunesit e tij votojne ligje sebashku me PS. Ata bashke kane qene dhe bashke do jene deri ne fund si ne krimet e kryera edhe per ti vendos shkopinjte ne rrota drejtesise.

Latest articles

Related articles